Vendosni fjalën kyçe....

Sterilimi me forcë i grave me aftësi të kufizuara, nisin hetimet në azilin rus


Një azil të moshuarish në rajonin Ural të Rusisë është vënë nën hetim pas shfaqjes së një videoje tronditëse në mediat sociale që akuzon azilin se detyronte gratë me aftësi të kufizuara që të sterilizohen.

Pamjet shqetësuese u publikuan nga kanali ‘Telegram Baza’. Ata treguan një banore të azilit në Sverdlovsk duke thënë se ajo ishte sterilizuar me forcë me urdhër të administratës.

“Unë nuk doja! Unë madje nuk e kuptoja për çfarë bëhej fjalë.” – tha gruaja e identifikuar si Lyudmila Guseva.

Askush nuk i shpjegoi asgjë asaj, tha ajo, duke shtuar se e zbuloi të vërtetën vetëm nga banorët e tjerë të azilit.

Kur Guseva kërkoi të hiqte dorë nga operacioni, mjekët dhe administrata e shtëpisë së kujdesit e kërcënuan atë me një transferim në një institucion të shëndetit mendor ku ka një regjim shumë më të rreptë, akuzoi ajo.

“Ata na kanë shkatërruar të gjithëve. Ne nuk jemi më në gjendje të lindim.” – tha Guseva.

Një total prej 10 grash pretendohet se i janë nënshtruar sterilizimit të detyruar. Njëra prej tyre vdiq më pas. Familja e saj beson se kjo ishte për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga operacioni.

Autoritetet lokale kanë nisur disa hetime për incidentin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *