Vendosni fjalën kyçe....

Basha kreut të SPAK-ut: Zoti Kraja hapeni gojën, heshtja juaj për incineratorët nxit hajdutët


Kreu i PD-së i bëri thirrje kreut të SPAK-it, Arben Kraja, që të informojë publikun nëse i ka nisur hetimet ndaj asaj që e quajti afera mafioze e incineratorëve.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha, tha se heshtja e prokurorisë nxit hajdutët e parave të shqiptarëve.

“Zoti Kraja, hapeni gojën! Tregojuni shqiptarëve se po u vidhet përditë buka e gojës. A i keni nisur apo jo hetimet? Pse nuk janë thirrur të dyshuarit kryesorë? Heshtja juaj ulërin në Shqipëri. Heshtja juaj inkurajon hajdutët e parave të shqiptarëve!” – tha Basha.

Kryedemokrati tha më tej se është e parë në historinë politike të Europës, që kreu i qeverisë mbledh partinë në një vend depozitimi plehrash duke iu referuar takimit të kryeministrit Rama pasditen e djeshme para incineratorit të Elbasanit.

Ai tha se Rama po e përdor partinë e tij për të mbrojtur aferën korruptive të incineratorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *