Vendosni fjalën kyçe....

Kapet drogë në Portin e Durrësit, pakot të vendosura në kontejnerin me mish nga Brazili


Policia e Shtetit është duke zhvilluar një aksion antidrogë në Portin e Durrësit.

Në port është duke u kontrolluar një kontejner i ardhur nga Amerika Latine.

Nga kontrolli i deritanishëm janë gjetur rreth 40 pako me kokainë.

Droga ishte ngarkuar në kontejnerin me produkte mishi.

Nga raportohet paraprake dyshohet se produkti i importuar kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut.