Vendosni fjalën kyçe....

Pesë personave në Durrës, Shkodër e Bulqizë u shkon formulari i pasurisë


Pesë personave të dënuar më herët për vepra të ndryshme penale u ka shkuar formulari i vetëdeklarimit të burimit të pasurisë.

Bëhet fjalë për Gazmend Hasin, Enver Jakimin, Indrit Taullain, Mario Zeqirin dhe Hajri Seferin, banues në Shkodër, Bulqizë e Durrës.

Policia dyshon se ata e kanë vënë pasurinë nëpërmjet veprimtarisë së paligjshme.

Njoftimi

G.H., banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

E.J., banues në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

I.T., banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vrasja me paramendim”;

M. Z., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

H. S., banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *