Vendosni fjalën kyçe....

Meta takohet me kampionin e botës në boks: Krenar për ty Robin Krasniqi


Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kampionin e ri të botës në boks, Robin Krasniqin. Gjatë takimit, Meta ka pozuar me Krasniqin sëbashku me titujt e tij, që i mbajnë në krahë.

Meta e konsideron frymëzuese punën dhe përkushtimin e Krasniqit në sportin e boksit.

 “Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi.

Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese!

Krenar për ty Robin!”- shkruan presidenti.

Boksieri nga Kosova Robin Krasniqi u bë i pari shqiptar kampion bote, pasi mposhti gjermanin Dominic Boesel mbrëmjen e 10 tetorit në Gjermani dhe fitoi titullin prestigjoz në WBA dhe IBO.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *