Vendosni fjalën kyçe....

Manjani: Mirel Mërtiri po dënohet se ka gruan biznesmene


Avokati Ylli Manjani, duke folur në “Top Story” për pretencën e dhënë sot nga SPAK për inceneratorët, shprehet se ka një ironi në këtë dosje.

Sipas tij, SPAK kërkon të dënojë Mirel Mirtirin, vetëm sepse është bashkëshorti i Stela Gugalles, një prej administratoreve të kompanive koncesionare të inceneratorëve.

Mirel Mërtiri, duke qenë se është burri i Stela Gugalles, thotë prokuroria, je pronari faktik i kompanisë së Stelës. Ajo është pronarja e biznesit dhe meqë ky është burri i pronares, është po ashtu pronar i kompanisë. Kështu thotë prokuroria: për shkak se burri ka gruan biznesmenë, do të mbajë përgjegjësi penale”-deklaroi Manjani.