Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson i kërkon britanikëve të përgatiten për një “Brexit pa marrëveshje”


Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar duhet të “bëhet gati” për një Brexit pa një marrëveshje.

Ai tha se në qoftë se nuk do të ketë një ndryshim “thelbësor” nga BE-ja, të dy palët nuk do të jenë në gjendje të bien dakord për një partneritet ekonomik pas Brexit-it.

Mbretëria e Bashkuar vendosi një afat të enjten për të vendosur nëse ia vlen të vazhdohen bisedimet mes mosmarrëveshjeve të vazhdueshme.

Të dy palët kanë treguar që ata duan të vazhdojnë por BE-ja ka thënë që i takon Mbretërisë së Bashkuar të bëjë veprimin e ardhshëm.

 “Është e qartë se Bashkimi Evropian nuk dëshiron të bëjë marrëveshje të tipit Kanada siç kemi kërkuar fillimisht. Duket e çuditshme që pas 45 viteve të anëtarësimit tonë (në BE) ata mund t’i ofrojnë Kanadasë kushte që nuk na ofrojnë ne”, tha Boris Johnson, citon BBC.

 Në një dokument të bërë publik gjatë samitit, BE-ja tha se përparimi në fushat kryesore aktualisht “nuk ishte i mjaftueshëm” për të arritur një marrëveshje dhe i kërkoi kryenegociatorit Michel Barnier të “vazhdonte negociatat në javët e ardhshme”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *