Vendosni fjalën kyçe....

SpaceX e Elon Musk lëshon me sukses anijen e parë private kozmike që nis astronautë në hapësirë


Nisja historike shënon hera e parë që një anije kozmike private nisi misionin me astronautët nga Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)

Kjo ishte prova e dytë në nisje pasi përpjekja e së mërkurës u anulua për shkak të motit të keq.

Lëshime nga toka amerikane nuk ka pasur që nga pensionimi i anijes hapësinore në 2011.

SpaceX  bëhet kështu kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë pas nëntë vitesh.

Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, u lëshua nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida dhe udhëtimi deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës zgjat 19-orë.

10 minuta pas nisjes, faza e parë e raketës Falcon 9 u nda nga pjesa tjetër dhe u ul me sukses në Tokë për t’u përdorur përsëri. Më pas u nda edhe faza e dytë e raketës dhe kapsula e astronautëve vazhdoi udhëtimin drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Për Elon Musk, ngjarja e së shtunës shënon një tjetër moment historik për raketat me shumë përdorime të kompanisë kaliforniane Hawthorne, të cilat e bëjnë fluturimin hapësinor më pak të kushtueshëm dhe më të shpeshtë.

Astronautët

Kur anija e hapësirës Atlantis u nis për herë të fundit nga Cape Canaveral më 8 korrik 2011, ajo drejtohej nga astronauti i NASA-s Doug Hurley.

Tani gati një dekadë më vonë, Hurley është një nga dy pilotët e provës për anijen raketë krejt të re të prodhuar nga SpaceX për këtë fluturim.

Astronautët e NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken janë shokë klase, miq, veteranë të eksplorimit të hapësirës, të martuar me veterane të hapësirës dhe kanë të dy djem të rinj.

Ata përdorin të njëjtën platformë lëshimi ku Atlantis mbylli programin e nisjeve në 2011, viti i fundit i lëshimit nga vendi i tyre për astronautët e NASA-s.

Hurley do të drejtojë nisjen dhe uljen, një detyrë e përshtatshme për pilotin e fluturimit të fundit të anijes hapësinore të NASA-s.

Behnken, një inxhinier mekanik me gjashtë shëtitje në hapësirë në biografinë e tij, do të mbikëqyrë kontaktin dhe uljen në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Hurley, 53 vjeç dhe Behnken, 49 vjeç, janë ekuipazhi i parë i pilotëve të NASA-s në dekada.

Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence panë lëshimin e anijes nga Cape Canaveral i Floridës./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *