Vendosni fjalën kyçe....

“Mos përfundofsh si Tahiri”, “Mos të dalshin historitë e Rrëshenit” – Replikat mes Lleshajt dhe Maliqit


Replika dhe kundër-replika kanë shkëmbyer në seancën e sotme plenare ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe deputeti i opozitës Lefter Maliqi.

Fillimisht ishte Maliqi ai që u shpreh kundër vendosjes së maskës me detyrim dhe i kërkoi llogari ministrit edhe mbi krimin dhe kultivimin e drogës në vend duke i përmendur vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe.

Ai i thotë Lleshajt se Rama po e përdor, ndërsa i uron mos ta flakë duke kujtuar rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Fllusk sapuni, krimi është bërë njësh me politikën dhe drejtuesit e policisë, ju ka prishur makina luksoze dhe privilegjet dhe ju bën aq të mos ta keni mendjen, kur rroga juaj pa llogaritur dieta shkon 4 fish, ndërkohë që policët marrin 300-500 mijë lekë dhe as dietat nuk i marri. Me makinën tënde mund të ishin blerë shumë dron dhe nuk ishte nevoja që policët të shkonin në male. Kur ndodhi krimi në Malësinë e Madhe çuan 50 polic, 500 çuat te naftëtarët e Ballshit, 1000 të Teatrit. Ju vajtët me Ballën në Elbasan, na bëtë shoë, ditën tjetër vrasje. Keni mbushur policinë me militantë, për ça e përdoni policinë, për të arrestuar të varfër. Po të përdor aq keq sa mos paç fatin e Tahirit“, tha Maliqi.

Më pas Lleshaj e sulmoi duke i kërkoi deputetit të tregojë arsyen se pse ai është larguar nga policia e shtetit.

Ministri Lleshaj i tha Maliqit që uron të mos i dalin sheshit historitë e tij në Rrëshen përndryshe sipas tij nuk do dilte më në Kuvend.

“Je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina te kanabisi, te Rrësheni. Se kuptoj pse kalove te Rrësheni sepse ti e di më mirë. Uroj që historitë e Rrëshenit të mos bëhen asnjëherë publike ashtu siç i di unë sepse përndryshe do ta frenojnë daljen këtu. Bëni një veting që tu thoni shqiptarëve se jeni larguar nga policia e shtetit, cila ka qenë arsyeja. Shifrat dhe treguesit objektiv janë ata që na bëjnë realë dhe të besueshëm. Shifrat sfidoi me shifra dhe jo me hartime”, tha Lleshaj.

Maliqi është kundërpërgjigjur, duke treguar se është kërcënuar në Rrëshen nga Agim Pepa të cilin më pas e ka arrestuar. Ndërsa më pas akuzon Lleshajn se u ka dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake.

“Një me syze nuk e mposht atë që i ka sytë pishë si shqiponjë. Jam larguar nga policia e krimit dy herë pasi kam zëvendësuar një drejtor që ishte i lidhur me krimin dhe u dënua me 7 vite herën e dytë jam larguar sepse i jam futur politikës. Rrini mirë rrini urtë, ju ka prishur karrigia. U ke dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake në Marikaj, apo në Lalëz. S’po merrem me të tuat. Jam kërcënuar në Mirditë nga Agim Pepa dhe e arrestova.”, tha Maliqi.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *