Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Unë kam rezultuar plotësisht negativ në testin për koronavirusin


Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë mbështetësve të tij se ai ka rezuoltuar “plotësisht negativ” për COVID-19, pavarësisht se mjekët e tij ende nuk kanë dhënë prova të një testi negativ.

Trump u tha mbështetësve të tij se ai ishte përsëri në formën më të mirë dhe i ngazëllyer që do të kthehej në fushatë.

“Unë kam rezultuar plotësisht negativ”- tha ai, në mesazhin audio të postuar në YouTube. “Unë do të jem nesër në Florida, duke punuar shumë fort sepse këto janë zgjedhje që duhet t’i fitojmë”.

Mjeku i tij, Dr Sean Conley, ende nuk e ka konfirmuar se presidenti ka rezultuar negativ. Disa ekspertë mjekësorë kanë qenë skeptikë lidhur me faktin se pse Trump është deklaruar i parrezikshëm për të transmetuar virusin tek të tjerët, kaq herët.

Vetëm 10 ditë nga diagnoza fillestare e infeksionit, nuk kishte asnjë mënyrë për të ditur me siguri se dikush nuk është më ngjitës.

Dr Marc Lipsitch, një ekspert i sëmundjeve infektive në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit, thotë se letra e mjekut të presidentit nuk ofron informacione të mjaftueshme për t’u siguruar që Trump nuk është më infektues ndaj të tjerëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *