Vendosni fjalën kyçe....

Makina humb kontrollin dhe përplas për vdekje këmbësoren në Elbasan


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Elbasan mrëmjen e sotme.

Një drejtues ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një këmbësore e cila më pas ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit dhe shkak dyshohet të ketë qenë moti i keq.

Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *