Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata pranon kërkesën e SPAK-ut, detyrim paraqitjeje për botuesin Henri Çili


Gjykata e Posaçme ka vendosur sot masën detyrim paraqitjeje për botuesin Henri Çilin e të dyshuarit e tjerë të dosjes ‘Mezhgorani’.

Vendimi i gjykatëses Irena Manoku erdhi pas kërkesës së prokurorëve të çështjes, Altin Dumani e Elisabeta Millonai.

Për avokatin Ilir Korbi, prokurorët kërkuan arrest në shtëpi por gjykata vendosi detyrim paraqitjeje.

Çili e 27 persona të tjerë u arrestuan në fund të muajit shkurt pas një hetimi 6-mujor e akuzoheshin për falsifikim dokumentash, mashtrim e ndikim të paligjshëm ndaj organeve të drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *