Vendosni fjalën kyçe....

Tre viktima dhe 165 raste të reja lidhur me Covid-19 në vendin tonë


Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar buletinin e të dhënave të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona ndërsa janë evidentuar 165 raste të reja me Covid-19.

Në spital aktualisht po marrin ndihmë mjekësore 232 pacientë ku 15 nga të cilët janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Janë kryer 960 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, tre qytetarë”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *