Vendosni fjalën kyçe....

Fox News: Informatori për çështjen “Trump-Ukrainë” mund të jetë duke kërkuar financime të paligjshme


Një ankesë e ngritur rishtazi pranë Inspektorit të Përgjithshëm të Komunitetit të Inteligjencës (ICIG) pretendon se informatori i akuzave, të cilat kanë të bëjnë me hetimin për fajësimin e presidentit Trump nga ana e Demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të ketë shkelur ligjin federal duke kërkuar indirekt më shumë se një çerek milion dollarë nga burime kryesisht anonime përmes faqe ‘GoFundMe’.

Ankesa, e cila u paraqit javën e kaluar dhe është marrë nga ‘Fox News’, pretendon se dhurimet nga afro 6,000 individë ‘përbëjnë qartë’ dhurata për një zyrtar aktual të inteligjencës që mund të kufizohen për shkak të pozitës zyrtare të punonjësve, në përputhje me ligjin ‘5 CFR 2635.203’. Deri më tani, ‘GoFundMe’ ka mbledhur mbi 227,000 dollarë.

Ankesa gjithashtu ngriti mundësinë që disa nga dhurimet mund të kenë ardhur nga burime të ndaluara, dhe i kërkoi ICIG të shqyrtojë nëse ndonjë ‘shtetas i huaj ose agjent i një qeverie të huaj’ ka kontribuar.

‘Tully Rinckey PLLC’, firma juridike që përfaqëson individin që raporton akuzat, po ruan nga afër identitetin e klientit të saj, megjithëse ‘Fox Neës’ i është thënë se individi është mbajtësi i një certifikate sigurie të nivelit të lartë dhe ka shërbyer në qeveri.

‘Unë nuk kam parë asgjë në këtë shkallë’, tha Anthony Gallo, partneri drejtues i ‘Tully Rinckey PLLC’, për ‘Fox News’, duke iu referuar mbledhjes së fondeve.

‘Nuk ka të bëjë me politikën, është informatori kundër informatorit dhe interesi i vetëm i klientit tim është të shohë rregullat e etikës qeveritare që po respektohen ë të gjithë qeverinë.’ – shtoi ai.

‘Fox News’ raportoi në shtator se ndihmësi i informatorit ka punuar me avokatët e informatorit në ‘CRLG’ (Compass Rose Legal Group) për të nisur fushatën e ‘GoFundMe’.

Avokatët e informatorit e kanë quajtur ‘GoFundMe’ një mënyrë për të ‘ndihmuar në përkrahjen e informatorëve të Komunitetit të Inteligjencës për të mbledhur fonde’, dhe vetë faqja ‘GoFundMe deklaron se ‘Një oficer i inteligjencës amerikane ka nevojë për ndihmën tuaj’ në formën e një ‘mbledhjeje fondesh’ si përpjekje për të mbështetur avokatët e informatorit’.

Faqja e mbledhjes së fondeve pretendon se ‘dhurimet do të pranohen vetëm nga qytetarët e SHBA’, por shumica e donatorëve të ‘GoFundMe’ për fushatën e informatorit nuk u prezantuan.

Ekspertët ligjorë i kanë thënë ‘Fox Neës’ se ‘ICIG’ ka të ngjarë të duhet të thërrasë faqen e internetit për të marrë më shumë informacion mbi origjinën e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *