Vendosni fjalën kyçe....

Rama këshillon televizionet: Kini parasysh këshillën e Klosit, ulni zërin në studio (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama u ka sugjeruar medieve që të zbatojnë këshillën e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, duke kujtuar deklaratën e tij se valët e muzikës përhapin koronavirusin.

Rama tha në fund të konferencës së sotme për shtyp, që ulja e zërit në studio televizive do të ishte një ndihmë e madhe në luftën ndaj Covidit.

“Sikur të ulet zëri në studio televizive, duke mbajtur parasysh këshillën e ministrit të Mjedisit për punën e valëve do të ishte dhe kjo një ndihmë e madhe”- u shpreh Kryeministri Rama.

Në konferencën e sotme për shtyp, Rama deklaroi se duke nisur nga nesër, mbajtja e maskës në çdo ambient do të jetë e detyrushme.

Ai madje paralajmëroi punonjësit e shtetit se masa për ta do të jetë më e rëndë, nëse nuk zbatohet.

“Askush të mos mendojë që gjobën do ta marrë era dhe për punonjësit e shtetit masa do të jetë më e rëndë dhe duhet të tregojnë që do të jenë të parët që duhet të zbatojnë rregullat”– theksoi Rama.

Kryeministri sqaroi se këtë radhë, gjoba do u vijë qytetarëve në faturën e energjisë elektrike dhe nuk ketë mundësinë të falet më.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *