Vendosni fjalën kyçe....

Kina u ndalon alkoolin nëpunësve të shtetit edhe pas orarit të punës


Autoritetet kineze kanë nxjerrë një rregullore për të ndaluar nëpunësit civilë të pinë alkool jashtë orarit të punës, me qëllim për të rritur performancën e tyre të punës dhe për të përmirësuar imazhin e qeverisë.

Mediat në Kinë shkruajnë se kjo masë mund të ndihmojë punonjësit e shtetit të përqendrohen në punën e tyre dhe të shmangin gabimet.

Gjithashtu konsiderohet një akt vendimtar në parandalimin e ryshfetit, i cili shpesh zhvillohet gjatë vakteve të bollshme, jashtë zyrës që përmbajnë pije alkoolike.

Rregulla të ngjashme tani po zbatohen në rajone të shumta – në qytetin e Nanjing dhe provincat e Gansu dhe Qinghai.

Ndërsa disa autoritete lokale më parë kishin ndaluar eventet e punës me përmbajtje alkoli, vendimi i fundit ndalon konsumimin e alkoolit në kohën private të zyrtarëve plotësisht gjatë ditëve të javës.

Nëpunësve të shtetit u ndalohet alkooli jo vetëm gjatë por dhe pas tetë orarësisht të tyre në zyrë.

Në një njoftim të qeverisë, thuhet se ata që kanë nevojë për të pirë gjatë javës, duhet të bëjnë një kërkesë tek ata sipër tyre.

Aplikantët duhet të shpjegojnë natyrën e eventit, identitetin e pjesëmarrësve të tjerë dhe sa alkool planifikojnë të pinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *