Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për mbrojtjen e teatrit: Teatri është ndërgjegjia e kombit, do e mbrojmë me çdo kusht


Pas takimit me Bashën, aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë deklaruar për mediat se do e mbrojnë deri në fund teatrin.

Njëri prej tyre, atori Neritan Liçaj tha se teatri është ndërgjegjia e kombit dhe se do e mbronin me çdo kusht atë.

“Nuk keni parë gjë. Teatri Kombëtar është ndërgjegja e kombit. Teatri është flamuri kombëtar dhe unë po iu them se as ju e as ata s’kanë parë gjë akoma. Nuk mund të poshtërohet kështu arti dhe kombi. Teatri është ndërgjegjia e gjithësecilit e do ta mbrojmë deri në fund.” – tha Liçaj.

Kurse regjisori Robert Budina tha se ka marrë kërcënime ngan njerëz anonimë në rrjetet sociale duke shtuar se zjarri që kanë ndezur Rama e Veliaj do djegë vetë ata.

“Keni dëgjuar gënjeshtra që kryetari i bashkisë shpif. Sot më kanë ardhur kërcënime nga njerëz anonimë që në fotografinë e tyre kishin Al Caponen. Me ne nuk do të luajë askush. Zjarri që do të ndezin ata, do të djegë shtëpitë e tyre. Thirrini mendjes, mos bëni marrëzira! Populli i Tiranës do të jetë atje. Ne jemi qytetarë të lirë që nuk bëjmë pjesë në asnjë parti politike. Në këtë rast nuk mbrohet as PD, as LSI, e as opozita. Por mbrohet dinjiteti i qytetarisë shqiptare. Tregimi i forcës prej tyre, tregon se jemi në shtet dhune. Gjithçka është në dorën e pushtetit. Ky është moment tepër i vështirë. Ne do të reagojmë sipas reagimit që do të bëjnë ata.” – tha Budina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *