Një tjetër artist i është bashkuar fushatës së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Bëhet fjalë për këngëtarin Kastro Zizo, i cili mori pjesë në një takim të Veliajt në njësinë nr.4 në Tiranë.
Pasi shpjegoi se dëshironte të ishte pjesë e një grupi njerëzish dinamik dhe pasi shpjegoi se sa e lehtë ishte të bëje biznes në Shqipëri, Kastro Zizo i cili i dhuroi edhe një çantë shpine kryebashkiakut.
“Duke qenë dhe një djalë dinamik që edhe kur nuk kam punë, punën e shpik, e nxjerr nga guri si me thënë, sigurisht që edhe unë dua të jem brenda njerëzve që janë po aq dinamik sa unë.
Sigurisht që suporti im është maksimal dhe jo vetëm. Shumë nga ata njerëz në një projekt artistik që jam suportuar, kishte dhe shumë nga ata që kishin bindje të djathta. Në momentin kur secili prej tyre është ndjerë i ngopur, menjëherë ka reflektuar me veten që: ‘ore dale, këtë që kisha nevojë, ky po ma jep edhe pse s’është e partisë time. Atëhere kjo më bën mua të reflektoj. ‘
Mua nuk më intereson që ai të bëhet pjesë e partisë që suportoj, sigurisht që kjo do të ishte më e mira se s’mund të tregohemi mosmirënjohës në asnjë moment.
Suporti është maksimal. Kam edhe një surprizë. Lal, ti e di që jam njeri i surprizave dhe do them edhe një gjë Lal, është kollaj të bësh biznes në Shqipëri. Unë pas shumë vitesh që më erdhën mendtë, pas pak muajsh arrita që të kem brandin tim të çantave. Lali kjo është një dhuratë për ty. Unë shpresoj ta mbushësh me ëndrra dhe kujtime duke e mbajtur mbi shpatulla dhe duke i dhënë biçikletës. Faleminderit shumë dhe fitore!“, tha Kastro Zizo.
Sjellim ndërmend që kohët e fundit ka mbledhur rreth vetes një sërë personazhesh nga bota e artit, të cilët i janë bashkuar fushatës së tij. Përmendim këtu ish-missin Valbona Selimllarin, aktorin Gazmend Paja, Monika Lubonjën, këngëtarin Landi Hysi apo Vikena Kamenicën.