Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtarja Eli Fara i bashkohet Veliajt: Tirana shkëlqen, shndrin. Oh, po ua kalon kryeqyteteve të tjera


Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Eli Fara, ka vlerësuar me tone të larta kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj.

Teksa foli në mbledhjen e PS-së në njësinë 5 ajo tha se ndodhej aty për njerëzit që punojnë. Fara e falënderoi Veliajn për ndihmën që ka dhënë për artistë dhe për faktin se e ka bërë Tiranën të shkëlqejë.

“Këtu jam sepse jam për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë edhe në i paç kundërshtarë duhet t’iu thuash faleminderit.  Dua të falënderoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erionin, veçanërisht për kontributin që ka dhënë edhe për artistët përveçse Tirana shkëlqen, shndrin. A është liqeni më i bukur se ç’ka qenë?! Shumë, si nata me ditën. Ky liqen kaq i bukur, kaq i shndritshëm ka bërë që edhe njerëzit kur të dalin të vishen bukur dhe mua më pëlqen që vendi im të jetë i bukur pafund dhe më njerëz të bukur.” – tha Fara.

Këngëtarja shtoi se Tirana ka ndryshuar shumë dhe po i kalon kryeqytetet e tjera. Në fund ajo i përshëndeti pjesëmarrësit me një këngë ‘live’.

“Amfiteatri që na bën të shkojmë dhe të provojmë atë skenën fantastike e kam provuar, kam performuar atje, kam qenë edhe spektatore në koncerte të tjera dhe bravo, faleminderit përsëri. Jam korçare por kam jetuar në Amerikë, kam shëtitur shumë vende të botës, kam parë kryeqytete fantastike dhe gjithmonë kur kthehesha thosha: Oh kur do bëhet kjo Tiranë si kryeqytetet e tjera, por Tirana tani po i kalon të tjerat.  Ka ndryshuar çdo gjë, rrugët, dhe këtë prisja dhe këtë mendoj që kemi të gjithë në zemër, të krenohemi me vendin tonë sa të bukur e kemi.” – shtoi Eli Fara.