Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër këshilltar i Trumpit konfirmohet me koronavirus


Një tjetër këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump, është konfirmuar pozitiv me koronavirusin.
Bëhet fjalë për Stephen Miller, ka qenë vetëizoluar përgjatë pesë ditëve të fundit.

“Gjatë 5 ditëve të fundit kam punuar në distancë dhe i vetëizoluar. Çdo ditë deri dje kam rezultuar negativ. Sot rezultova i infektuar me COVID-19 dhe jam futur në karantinë“, tha Miller nëpërmjet një deklarate.

Gruaja e tij, Katie Miller, doli pozitive për COVID-19 në maj, por u kthye në punë si zëdhënësja kryesore e Zv.Presidentit Mike Pence pasi u rikuperua plotësisht nga infeksioni në atë kohë.

Katie Miller, e cila aktualisht është shtatzënë, ka qenë një figurë kryesore në përgatitjet e Pence për debatin e tij të së mërkurës me grupin e zv.presidentit. Sipas Daily Mail, zonja Miller aktualisht është në Utah me grupin udhëtues të Pence.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *