Vendosni fjalën kyçe....

Artan Hoxha: Treguat dinjitet, i thatë Amerikës se gabon kur mbështet qeverinë pa kriter


Analisti dhe gazetari Artan Hoxha ka mbajtur një fjalim në Kuvendin Kombëtar të PD-së i cili tha se nga sot nis kapitulli i ri për këtë parti për 30 vitet e ardhshme.

“Jemi këtu për të hapur një kapitull të ri për Partinë Demokratike.  Sot ju jeni në rrugën e mbarë, kam kënaqësinë t’ju konstatoj dhe të jem pjesë e juaja në 30 vitet e ardhshme. Përgatitje për betejat e ardhshme dhe fitore në vitin 2023 dhe 2025.”- tha Hoxha.

Më pas ai foli edhe për përplasjen e ambasadores amerikane Yuri Kim me ish-kryeministrin Berisha. Pa i përmendur në emra, Hoxha u shpreh se demokratët treguan dinjitet dhe integritet me qëndrimin e mbajtur me 11 dhjetor kur i thanë Amerikës që po gabon duke mbështetur pa kriter qeverinë dhe godet pa kriter opozitën.

“Ka edhe një Kuvend tjetër historik. Disa muaj më parë, më 11 dhjetor, ju u vetëmblodhet si anëtarësi në kundërshtim me parinë tuaj. U vetëmblodhët dhe morët njuë vendim, mbajtët një qëndrim. Qëndrime të cilat do mbeten në historinë e kësaj partie. Ju patët kurajon dhe vetëbesimin që t’i thonit edhe Amerikës, linjës zyrtare që qeveris sot, që gabon kur mbështet pa kriter dhe pa kut këtë qeveri, që gabon kur godet pa kriter dhe pa kut këtë opozitë.

Ky qëndrim më thotë se ju keni dinjitet, integritet dhe sovranitet. Vetëm kështu mund të jeni një partner. Pa këto cilësi, mund të jesh një shërbëtor i mirë dhe vasal i mjerë. Ne nuk jemi kështu. Do mbetet në histori dhe do ta kujtojmë si gallatë kuvendin tgjetër me 5 mijë veta. Por ishte një dhimbje dhe kosto e madhe dhe po riparohet falë rikthimit tek anëtari dhe tek vota.”- tha Hoxha.