Vendosni fjalën kyçe....

Sipas shkencëtarëve gjermanë, sorrat janë të afta të mendojnë në mënyrë të vetëdijshme


Sipas një grupi shkencëtarësh, sorrat, zotërojnë një formë të vetëdijes dhe janë më të zgjuar se sa dihej deri tani. Familja e shpendëve sorrë e korb, janë të vetëdijshëm për mjediset e tyre dhe kalimin afatshkurtër të kohës, e cila nga ana tjetër, prodhon përvoja subjektive, zbuluan studiuesit.

Ekipi në Universitetin e Tubingenit në Gjermani zhvilloi një seri eksperimentesh në dy lloj sorrash (Corvus corone), në të cilat secilit iu treguan rreth 20,000 sinjale drite gjatë dhjetëra seancave, ndërsa elektrodat mbikëqyrnin veprimtarinë e trurit të tyre.

Zogjtë u stërvitën për të njohur stimujt vizualë duke tundur me kokë për të treguar kur regjistruan një dritë të ndezur.

Disa nga dritat ishin më të zbehta dhe të shkurtra, duke i bërë ato më të vështira për t’u dalluar, megjithatë dhe kjo shkaktoi një ngatërrim në përgjigjet e dhëna nga çifti, duke çuar në ndryshime mendimesh ose përvojë subjektive.

“Qelizat nervore që përfaqësojnë hyrjen vizuale pa përbërës subjektivë pritet t’i përgjigjen në të njëjtën mënyrë një stimuli vizual me intensitet konstant”, tha fiziologu i kafshëve, Andreas Nieder, i Universitetit të Tubingenit.

“Rezultatet tona, megjithatë, tregojnë përfundimisht se qelizat nervore në nivele më të larta të përpunimit të trurit të sorrës ndikohen nga përvoja subjektive, ose më saktësisht prodhojnë përvoja subjektive.”

Ndërgjegja në fjalë quhet vetëdije primare, ose shqisore dhe më parë mendohej se ekzistonte vetëm tek primatët. Ky studim i fundit mund t’i detyrojë studiuesit të rishikojmë përkufizimin e vetëdijes, si dhe kompleksitetin e trurit të shpendëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *