Vendosni fjalën kyçe....

Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton ulje dënimi me 1 vit


Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e sotme vendimin e Shkallës së parë, për uljen e dënimit të Dritanin Dajtit me 1 vit.

Kërkesëa është bërë nga Dajti që në vitin 2016.

Dritan Dajti, u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Fillimisht Dajti ka qenë i dënuar me burgim përjetë por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Këta tre gjyqtarë firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dajtin, duke argumentuar se sipas ligjit i takon.