Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë nga koronavirusi mjeku në Skrapar, Esat Pashaj


Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare doktori i njohur i Skraparit, Esat Pashaj. Lajmi është i ditur në orët e para të kësaj të hëne nga media lokale në Skrapar – Corovoda Online.

Doktor Esati, siç i thërrisnin të gjithë u nda nga jeta pas prekjes në një stad të avancuar i një sëmundje shkaktuar nga koronavirusi. Ai kishte prej nëntë ditësh i shtruar në Tiranë në terapi intesive.

Dr.Esati ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak në Skrapar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *