Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Devolli: Të rinjtë po largohen masivisht nga vendi, persona të lidhur me krimin kanë zënë vendet e punës


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim me të rinjtë e Devollit në Bilisht tha se të rinjtë shqiptarë po largohen për shkak të promovimin të antivlerave.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së theksoi se shifrat e largimit të të rinjve janë të frikshme.

Ai u ndal edhe tek të rinjtë të cilët kanë mbaruar fakultetet dhe rendin sipas tij rrugëve, pasi nuk ka garë të ndershme për një vend pune, por vendin e të talentuarit e ka zënë mashtruesi dhe hileqari.

Në këtë trevë shumë fisnike dhe punëtore, kultura e punë këtu është një vlerë, e cila duhet të rrezatohet në të gjithë vendin. Në Devoll si kudo në Shqipëri, problemi numër 1 është braktisja e vendit. I Keni parë shifrat, janë të frikshme.. Këtu ka një paradoks të madh, sepse vendi për të cilët ka më shumë nevojë ky vend po largohen.

 Ajo që na ndan nga ajo që na sundojnë nuk është thjesht ideologjia. Shikoni se çfarë modeli jep për të rinjtë. Të rinjtë që kan mbaruar fakultetin, kanë një diplomë, janë të zhgënjyer dhe të dëshpërua. Pushteti i rilindjes nuk ka vend për ta, sepse vendin e tyre e kanë zënën persona me diploma falso dhe të lidhur me krimin. Ky është një model, i cili po promovon anti-vlerat. Këtu të model e gjejnë veten të gjitha ata , që bëjnë përpara përmes hiles, të gjithë ata qe politikën e shohin për të vjedhur dhe pasuruar”, tha Basha.