Vendosni fjalën kyçe....

Avokat Ngjela zbulon “sekretin”: Nëse femra është e bukur dhe seksi, bie në dashuri (Video)


Avokat Ngjela pohoi pasditen e sotme se bie në dashuri nëse një femër është e bukur dhe seksi.

Ai ishte i ftuar në panelin e emisionit “E Diell” në TCH ku zbuloi dobësinë e tij për femrat e bukura dhe seksi.

Ngjela shtoi se mënyra e të shprehurit ka shumë rëndësi dhe se intelekti pa fjalën nuk vlen.

“Po të jetë e bukur, bie në dashuri. A më pytetët mua tani, unë po jap timen. Mundet edhe të jem i gabuar, por po të jetë e bukur dhe seksi, pra erotike, unë bie në dashuri. Por dashuria varet nga potenca e brendshme që ka burri dhe duhet ta ketë mobilitet permanent. Dashuri, dashuri, dashuri, sa herë të kapi, por kryesorja është mënyra e të shprehurit të saj. Intelekti pa fjalën nuk vlen. Isha njëherë në një leksion dhe më thotë dikush, jepi zgjidhje kësaj, ku qëndron thelbi. Ta them unë i thashë, se ishte grua ajo: ‘Bën dashuri me memec ti?’, ‘Jo’ më tha. Atëherë mbaron historia. Fjala është kryesorja” – tha avokat Ngjela.