Vendosni fjalën kyçe....

“Trump s’ka nevojë për oksigjen shtesë, nisi terapinë me Remdesivir” – Mjeku i Shtëpisë së Bardhë


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka filluar të marrë një terapi antivirale pasi ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, tha mjeku i tij, duke theksuar se ai është mirë deri tani dhe nuk kërkon oksigjen shtesë për të ndihmuar frymëmarrjen e tij.

“Këtë pasdite, në konsultim me specialistë nga Walter Reed dhe Universiteti Johns Hopkins, unë rekomandova lëvizjen e presidentit në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed për monitorim të mëtejshëm.” – shkroi Sean Conley, mjeku i presidentit.

“Jam shumë i lumtur të raportoj se presidenti është shumë mirë. Ai nuk po kërkon ndonjë oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistët ne kemi zgjedhur të fillojmë terapinë me Remdesivir. Ai ka përfunduar dozën e tij të parë dhe po pushon i qetë.” – tha ndër të tjera ai.

Trump njoftoi në orët e para të së premtes se të dy, ai dhe Zonja e Parë, ishin prekur nga virusi. Pas këshillës së mjekëve ai u dërgua në qendrën Walter Reed për trajtim.

Në postimin e tij të fundit në Twitter mbrëmjen e së premtes vonë, Trump tha se qëndrimi i tij në spital ishte ‘duke shkuar mirë’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *