Vendosni fjalën kyçe....

Ivanka Trump dhe Jared Kushner bëjnë testin për Covid-19 dhe dalin negativ


Vajza e madhe e presidentit Trump dhe këshilltarja e tij Ivanka ka rezultuar negative në testin për koronavirusin. Negativ doli dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu këshilltar i Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner.

Një burim nga Shtëpia e Bardhë tha për “Fox News” se Ivanka Trump dhe Kushner u testuan të premten dhe se të dy testet dolën negativë.

Ata u testuan pasi presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij Melania rezultuan të infektuar me koronavirus.

“Po lutemi për shërimin e shpejtë të babait tim dhe Melanian dhe për të gjithë ata që janë prekur nga COVID-19”, shkroi Ivanka Trump në Twitter. “Ndërsa ata e luftojnë këtë së bashku, Presidenti do të vazhdojë të luftojë për njerëzit e këtij vendi të madh.”

Negativ doli dhe djali i vogël i presidentit, Barron Trump.

“Barron ka testuar negativisht dhe po merren të gjitha masat paraprake për t’u siguruar që ai të mbahet i sigurt dhe i shëndetshëm”– tha zëdhënësja e Zonjës së parë, Stephanie Grisham për Fox News.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *