Vendosni fjalën kyçe....

Shtrohet në spital presidenti amerikan Trump, Shtëpia e Bardhë: Masë paraprake


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është dërguar në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake ‘Walter Reed’ për t’iu nënshtruar analizave dhe do të qëndrojë atje për ‘disa ditë’ me këshillë të mjekëve, u tha Shtëpia e Bardhë gazetarëve.

Presidenti, i cili doli pozitiv për Covid-19 të enjten në mbrëmje, u dërgua në kompleksin e spitalit në Bethesda, Maryland, pak jashtë Uashington DC, të premten pasdite, ku një suitë speciale u përgatit për të.

“Si masë paraprake dhe me rekomandimin e mjekut dhe ekspertëve të tij mjekësorë, presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed për ditët e ardhshme.” – tha sekretarja e shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, në një deklaratë. Mjekët e morën masën në mënyrë që Trump të mund të merrte kujdes të menjëhershëm nëse duhej, sipas një zyrtari anonim të Shtëpisë së Bardhë.

Njoftimi surprizë vjen menjëherë pasi mjeku i tij, komandanti i Marinës Amerikane, Sean P. Conley, njoftoi se Trump ishte trajtuar me një koktej eksperimental antitrupave dhe një sërë suplementesh përfshirë vitaminën D dhe zinkun. Trump ‘mbetet i lodhur, por me humor të mirë’, tha Conley.

Zonja e Parë Melania Trump, e cila gjithashtu doli pozitive për virusin, përballet me dhimbje koke dhe një ‘kollë të lehtë’. Pjesa tjetër e familjes  ka dalë negative nga Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *