Vendosni fjalën kyçe....

Pano Soko i Nismës: Tallje, nga propozimi i ri i PS-së s’ka asnjë ndryshim


Pano Soko nga Nisma Thurje, ka reaguar lidhur me propozimin e ri që maxhoranca pretendon se ka bërë lidhur me hapjen e listave.

Por Soko beson se me këtë propozim të ri që socialistët kanë bërë për Kodin Elektoral nuk është ndryshuar asgjë.
Përzgjedhja e deputetëve bëhet përsëri sipas listës së propozuar nga kryetarët e partive.

“Nëse ky është propozimi gjoja ‘i ri’ i PS, për kodin elektoral, atëherë nuk kemi ndryshuar asgjë nga ajo që ishte deri më tani.
Renditja bëhet nga Kryetari, përzgjedhja bëhet nga Kryetari, ndërsa populli voton kandidatin sa për sondazh, se për gjë tjetër nuk shërben.
Në Kuvend shkojnë ata që ka vendosur Kryetari, sipas renditjes që ka bërë Kryetari.
Këta s’kuptojnë (apo s’duan të kuptojnë) që njerëzit kur thonë ‘Duam lista të hapura’, e thonë sepse duan që ata që marrin më shumë vota të shkojnë në parlament.
Ky është qëllimi i vetëm. Dhe vetëm kjo është ‘Listë e Hapur’.
Çdo gjë tjetër është tallje.
Si kjo fjalia ‘…pas votimit bëhet renditja e kandidatëve, sipas renditjes së listës..’. Po ça thua?
Dmth bjeri lart të mblidhen shokët..

Doni të kuptoni sa të rëndësishme sa të rëndësishme janë listat e hapura për zhbërjen e rrjetës së merimangës? – Shikoni se ç’bën merimanga, vetëm për të mos i hapur…” – komenton Soko.

Kujtojmë se më herët deputetët e opozitës bojkotuan mbledhjen në Komisionin e Ligjeve për të njëjtën arsye. Ata pretendojnë se maxhoranca nuk ka bërë asnjë propozim të ri sikurse kishte deklaruar Damian Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *