Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizoi kandidatët e LSI-së, Kryemadhi i kthehet: Lista jote humbëse, 25 prilli është skadenca jote


Kryetarja e LSI-së i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së ironizoi një pjesë të kandidatëve të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tha se ministrja e Drejtësisë duhet të shpjegojë lidhjen e saj me lojërat e fatit si dhe me personin e bandës së Habilajve të cilin e dërgoi në Itali për të mos u gjykuar në Shqipëri.

Po kështu Kryemadhi përmendi edhe ministren e Arsimit, Kushi, duke thëë se ajo po tjetërson gjuhën shqipe.

“Sot në vend të parë kemi Etilda Gjonaj, deri dje të parin kishim Xhafajn por sot e kemi të 23. Të na shpjegojë Etilda lidhjen me lojërat e fatit dhe lidhjet me bandit që i degdisi në Itali për të mos gjykuar me SPAK-un. Evis Kushi që po e çon arsimin shqiptar drejt tjetërsimin e gjuhës shqipe. E them këtë sepse arsimi shqiptar është arsimi që fëmijët e shqiptarëve nuk do të mësojnë asnjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës shqipe dhe ato që janë parashikuar nga Konventa dhe jo gjuhën e njeriut që ia lëviz fijet si do vetë. Rama e di shumë mirë që arsimi shqiptar nuk do të jetë pjesë e listës së largët. Pse lista e Edi Ramës është humbëse? Është e qartë, ai është humbëse dhe kjo do të dëshmohet me 25 prill.” – tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shtoi se kryeministri Rama ka rritur taksat, energjinë elektrike, çmimin e bukës si dhe i bëri me para parkingjet e Tiranës.

Kryemadhi theksoi se nën Edi Ramën i gjithë vendi po shkatërrohet. Ajo vijoi deklaratën duke thënë se kreu i qeverisë i druhet LSI-së dhe se data e skadencës së tij do jetë 25 prilli.

“Rama rriti taksat, energjinë elektrike, çmimin e bukës. Ai grabit xhepat e shqiptarëve për të pasuruar veten e tij. Edi Rama ka një problem shumë të madh sepse shkatërron prodhimet e fermerëve. Edi Rama ka frikë nga lista e LSI, sepse lista jonë është lista e socialistëve të vërtetë, ndërsa Rama nuk ka asnjë socialist. Rama ka frikë nga LSI sepse s’bën kompromis, ka qëndrim të ndryshëm nga oligarkët. LSI ka një qëndrim kundër shpopullimit. Data jote e skandencës është 25 prilli, rruga jote do të jetë shumë e thjeshtë. Duke pasur të gjitha televizionet, SPAK-un, OFL, çdo gjë, por ama nuk ke me vete popullin shqiptar, sepse i ke mashtruar, gënjyer. Edi Rama ti je vetëm një burrë, që do ngelesh një humbës. Do mbahesh mend si njeriu që shkatërroi shqiptarët. Do mbahesh mend si njeriu që shqiptarët e tërhoqën zvarrë më 25 prill.” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *