Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri-Bylykbashit: Kompromis për çështjet e tjera nëse pranoni formulën e koalicioneve


Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Gjiknuri, ka thënë ditën e sotme se në letrën e opozitës së bashkuar kërkohet sebep për të mos gjetur kompromis dhe për t’u imponuar.

Ai shtoi se propozimet e PS-së lidhur me koalicionet janë të bazuara në praktikat europiane.

“Nuk mund të diktohet procesi i reformës nga kërkesat tuaja. Në emailin tuaj më shumë kërkoni sebep për të mos gjetur kompromis dhe kërkoni të imponoheni. Sipas jush kompromis është vetëm ajo që kërkoni ju. Propozimet tona janë të bazuara në praktikat evropiane dhe nuk është se kemi bërë shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve është pikërisht qëndrim i yni i bazuar në praktikat evropiane.” – tha Gjiknuri.

Më tej ish-ministri shtoi se kërkesa e opozitës për t’iu drejtuar ODIHR-it bëhet për të zvarritur procesin e për të futur vendin në krizë kushtetuese.

Gjiknuri shprehet se PS-ja është e gatshme të bëjë kompromis për çështjet e tjera nëse opozita pranon formatin e koalicioneve të propozuar prej shumicës.

“Kërkesa juaj për ODIHR është për të zvarritur procesin dhe futur në krizë kushtetuese vendin. Unë jam i hapur për kompromis për çështjet e tjera nëse ju deklaroni se do të pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj që disa në fakt i keni dhënë dhe këtu. Nuk pranojmë të na diktohet konsensusi më kërkesa vetëm të njërës palë. Që të mbahet peng gjithçka vetëm nga formulimi për koalicionet, kjo është taktike e juaja për të çuar në pengimin e zbatimit të Kushtetutës. Oferta jonë është të pranojmë formulën e koalicioneve sipas shembujve të vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista të hapura.” – tha Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *