Vendosni fjalën kyçe....

Rama tallet me programin e Bashës: Një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë


Kryeministri Edi Rama nuk i kursen talljet ndaj opozitës, duke thënë se programi i rimëkëmbjes i kryetarit të PD-së është “një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë”.

Më pas ai shton se kryedemokrati është thjesht një pasagjer, pasi timonin e tramvajit e ka presidenti Ilir Meta.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP“- ironizon Rama në Twitter.

Ky reagim i Ramës vjen pas thirrjeve publike të kryetarit të PD-së që të zbatojë Planin e Rimëkëmbjes, për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve të prekur nga kriza e Pandemisë së Covid-19.

Kohët e fundit, kryeministri ka nisur t’i quajë përfaqësuesit e opozitës “shalqinj me provë” dhe “shalqinj të papjekshëm” dhe duket se këtë etiketim do e përdorë për pak kohë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *