Vendosni fjalën kyçe....

Ruçi u mbajti me zor rrogat gjatë pandemisë, Murrizi e Roshi fitojnë gjyqin


Dy deputetët Myslim Murrizi dhe Artur Roshi kanë fituar gjyqin ndaj Kuvendit, pas vendimit të marrë nga kryetari Gramoz Ruçi, për t’iu mbajtur gjysmën e pagës së tre muajve gjatë pandemisë.

Gjykata Administrative e Shkallës së parë argumenton se dhurimi i pagës është diçka e vullnetshme dhe jo kolektive dhe e detyron Kuvendin që t’u paguajë deputetëve pagën e plotë për periudhën e 3 muajve mars-maj.

“Gjykata thekson se mandati i deputetit është individual dhe përgjegjësia mbi sjelljen e gjithsecilit mbi këtë mandat shihet rast pas rasti dhe nuk mund të justifikohet me sjellje kolektive. Në rastin konkret, ndalesa e pjesshme në masën 50% të pagës mujore neto për paditësit Myslim Murrizi dhe Artur Roshi është bërë në kundërshtim me ligjin pasi situata e rëndë ekonomike e shkaktuar nga COVID-19, nuk përbën shkak të përligjur për cënimin e pagës së deputetit, pasi sikurse u theksua më sipër, dhënia e kontributit financiar me qëllim përballimin dhe lehtësimin e kësaj situate është një akt i vullnetshëm dhe jo i detyruar”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kalimi i pagesës do të reflektohet edhe në librezën e punës, siç kanë kërkuar dy deputetët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *