Vendosni fjalën kyçe....

Siç paralajmëruan, naftëtarët e Ballshit nisin grevën e dytë të urisë


Ashtu siç kishin paralajmëruar, naftëtarët e Ballshit janë futur në grevë urie. 10 prej naftëtarëve kanë hapur derën e qendrës shëndetësore brenda rafinerisë duke vendosur t’i rikthehen grevës së urisë.

Kjo është greva e dytë që naftëtarët zhvillojnë.

Vendimi u mor për shkak se ata nuk kanë marrë një përgjigje nga kompania për rifillimin e punës si dhe për pagat e prapambetura.

“Duke menduar se gjatë kësaj kohe të gjatë që naftëtarët janë në protestë. Që prej muajt janar jemi përpjekur me të gjitha forcat, me protesta, indiferenca e tyre është tallëse. Ne i kemi dhënë opsionet tona; le të fillojë punë rafineria me njerëzit e duhur që mos të gjendemi në rrugë. Opsioni i dytë; le të mbyllet rafineria. Ne disponojmë vendimin e gjyqit, kërkojmë lekët, bukët e fëmijëve. Nuk dimë se çfarë të kërkojmë më. S’ka rëndësi numri i protestuesve. Sikur një të rrijë në grevë urie, kauza qëndron. Cilido pronar të vijë, të dalë garant shteti. Ata po të kenë guximin dhe tagrin, le të vijnë mes naftëtarëve, të ofrojnë zgjidhje. Shoh se këtu ka mashtrim. Protesta e parë para portës së Rafinerisë, ishte paqësore.”, tha Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj.

Edhe punonjëse gra të rafinerisë, janë treguar të gatshme t’i bashkohen grevës së urisë.

Ata kanë vendosur në dhomën e tyre dhe foton e Artan Voshtinës, ish-naftëtari që ndërroi jetë në muajin shkurt, pas një proteste në mbështetje të kolegëve që i kishte në grevë urie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *