Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, makina “fluturon në ajër” motoristin, dërgohet me urgjencë në spital


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një automjet tip “Hunday” ka përplasur një motor.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”, të qytetit bregdetar.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lagosur drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital. Për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 15.01.2022, rreth orës 10:00, në lagjen ‘Lef Sallata’, automjeti tip ‘Hunday’,  me drejtues shtetasin M. Sh., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin N. S., i cili  ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.