Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën dy pacientë në 24 orët e fundit, 106 raste të reja me koronavirus


Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend lidhur me koronavirusin duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 377.

Në deklaratën e publikuar nga përfaqësuesja e ISHP-së, thuhet se viktimat janë dy qytetarë nga Tirana, një 66-vjeçar dhe një 73-vjeçar.

Në përditësimin e të dhënave bëhet e ditur se nga 832 persona të testuar janë zbuluar 106 të prekur nga koronavirusi.

182 pacientë janë të shtruar në dy spitalet covid në Tiranë nga të cilët 18 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *