Vendosni fjalën kyçe....

“BLM” e “Biden 2000”, sulmohet katedralja katolike në Kaliforni (Video)


Vandalët kanë sulmuar një katedrale katolike në Kaliforni, duke e dëmtuar atë me simbolin e përdorur nga nazistët, svastika, pentagrame dhe një sërë parrullash politike përfshirë ‘Biden 2020’ e ‘Black Lives Matter’.

Katedralja Katolike e Shën Pjetrit në El Cajon, Kaliforni, tha në një deklaratë në Facebook se kishte rënë viktimë e një sulmi. Pamjet video të postuara nga katedralja treguan simbole dhe parulla të shumta të spërkatura me llak në ndërtesë.

Parullat naziste duke përfshirë svastikat dhe ‘Fuqia e Bardhë’ mund të shiheshin së bashku me kryqe me kokë poshtë, ‘BLM’ dhe ‘Biden 2020’.

Disa nga mbishkrimet ishin të padeshifrueshme, ndërsa disa prej parullave përfaqësonin ideologji të kundërta, duke ngritur pikëpyetje rreth motivimit për sulmin.

Në një mesazh madhështor, kisha e nxiti kongregacionin e saj të lutej për autorët e sulmit.

Incidenti është i fundit në një varg sulmesh ndaj kishave katolike në SHBA në muajt e fundit.

Në fillim të kësaj jave, një kishë në Florida ra viktimë e një sulmi me zjarr, ndërsa në Teksas, një burrë i armatosur me një shkop bejsbolli dëmtoi ikonat në një seminar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *