Vendosni fjalën kyçe....

PD nis votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia, heq Flamur Nokën nga Kukësi


Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia. Anëtarët e PD-së në Kukës, janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.

Procesi ndodh për herë të parë në një parti politike dhe për herë të parë në Shqipëri.

Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që kalojnë fazën e dytë dhe i nënshtrohen konsultimit me anëtarësinë, është si më poshtë:

Dega Kukës, Qarku Kukës:

1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. BASHKIM SHEHU
4. IBRAHIM BRUKA
5. SAHIT PRIZRENI
6. VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

1. BESNIK DUSHAJ
2. FERIDE RRAHMANI
3. ISUF ÇELA
4. LUSH SUSAJ
5. MIMOZA HAJDARMATAJ
6. XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:
1. AVENIR PEKA
2. DEMUSH KASTRATI
3. ELEZ MACI
4. ISMET JAKU
5. ZENEL KASTRATI

Siç vihet re, ish-deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark. Besohet se ai do të kandidojë në Tiranë.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga anëtarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *