Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të respektohet marrëveshja e 5 qershorit, nëse konsensusi dështon ka vetëm një përgjegjës


Presidenti Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën lidhur me reformën zgjedhore.

Në një deklaratë të ditës së sotme, kreu i shtetit tha se ndryshe nga Maqedonia e Veriut që ka bërë progres, qeveria shqiptare me ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit po tregon se është në kurs të kundërt për sa i përket çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Kreu i shtetit e bër deklaratën pas takimit me ambsadorin e BE-së në Tiranë, Soreca.

“Është përmbushja e të gjithë atyre prioriteteve që kanë të bëjnë me çeljen e negociatave në mënyrë që Shqipëria të mos e ndajë fatin e saj nga ai i Maqedonisë së Veriut. Ajo ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe ka treguar se ka një klasë politike të përgjegjshme, që merr përgjegjësi, që realizon zgjedhje të lira e të ndershme, që respekton votën e qytetarëve dhe parimet e demokracisë dhe i shërben të ardhmes europiane të vendit. Për fat të keq qeveria me me ndryshimet kushtetuese  antikushtetuese dhe të njëanshme që goditi apo u përpoq të godasë marrëveshjen e 5 qershorit tregon që jemi në kurs të kundërt me atë që pritet nga të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë seriozë në BE.” – tha Meta.

Meta u pyet nëse pjesë e diskutimeve me ambasadorin e BE-së ishte edhe çështja e listave. Presidenti tha se kjo gjë u takon ta vendosin palët politike ndërsa shtoi se ai është për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit e në rast se marrëveshja nuk arrihet përgjegjës për të do jetë kryeministri Rama.

“Për mua si President ka qenë dhe mbetet e rëndësishme respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit, për të cilën falënderova dhe ambasadorët për kontributin që ata dhanë ku dhe unë u përpoqa të jap kontributin tim sidomos në drejtim të insistimit që opozita të mos vendoste si kusht, qeverinë teknike për zgjedhjet e ardhshme edhe pse janë të gjitha provat që nga dosja e Shijakut, që nga dosja e Dibrës dhe sjelljet e tjera se kjo qeveri vë dorë mbi zgjedhjet në mënyrë të hapur dhe brutale. Opozita e bëri lëshimin e madh të saj. Mendoj se ka mbetur dhe pak kohë për të reflektuar dhe uroj të ketë reflektim, përndryshe kuptohet se përgjegjësia do të jetë vetëm e një fajtori. Nuk do të ketë dy fajtorë në rast se shkelet marrëveshja e 5 qershorit, nuk do të ketë as 4 fajtorë, do të ketë vetëm një fajtor.” – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *