Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Së shpejti regjistrojmë vaksinën e dytë kundër Covidit në Rusi


Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se së shpejti një vaksinë e dytë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi.

“Së shpejti do të regjistrohet edhe një vaksinë e dytë kundër koronavirusit”– tha ai gjatë një takimi me senatorët rusë në Kremlin këtë të mërkurë.

Agjencia ruse e lajmeve Tass shkruan se procedura e regjistrimit të vaksinës tjetër është planifikuar të përfundojë deri më 15 tetor. Vaksina e parë, e quajtur Sputnik V, u regjistrua më 11 gusht.

Gjatë të njëjtit takim, Putini gjithashtu vuri në dukje arritje të tjera të sistemit të kujdesit shëndetësor në luftimin e koronavirusit.

“Tashmë janë ndërtuar dhe vënë në funksionim qendra të reja mjekësore të cilat janë gati të funksionojnë si ambiente spitalore moderne infektive, rezerva e farmaceutikës dhe mjeteve mbrojtëse është krijuar, shkencëtarët tanë u bënë të parët në mbarë botën që zhvilluan një vaksinë të aftë për t’u mbrojtur kundër koronavirusit.”– numëroi presidenti rus. Ai gjithashtu vuri në dukje faktin se “mjekët njohën me themel metodat efektive të parandalimit dhe trajtimit të koronavirusit”.

Ai shtoi se përvoja e luftimit të koronavirusit patjetër që duhet të përdoret dhe do të përdoret në zbatimin e programeve rajonale për modernizimin e sektorit primar të kujdesit shëndetësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *