Vendosni fjalën kyçe....

U vihet flaka mbetjeve të fasonerive dhe fabrikave në Fushë- Krujës, disa banesa në rrezik (VIDEO)


Disa magazine boshe dhe një ofiçinë në Fushë-Krujë janë përfshirë nga flakët sot, pas një zjarri që i është vendosur mbetjeve të fasonerive dhe fabrikave të cilat hidhen në grumbullimin e mbeturinave tek ish- ndërmarrja e Fushë- Krujës.

Ndërkohë rrezikohen edhe disa banesa që ndodhen aty afër.

Ngjarja ka shkaktuar gjithashtu ndërprerjen e energjisë elektrike për gjithë zonën. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, në përpjekje për të shuar flakët, ku dëgjohen shpërthime fishekësh dhe municionesh të cilat kanë qenë të fshehura në këtë vendgrumbullim plehrash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *