Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën dy pacientë në vend, zbulohen 150 raste të reja me koronavirus


Dy pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me koronavirusin e ri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Për sa u përket rasteve të reja, nga 809 testime të kryera janë zbuluar 150 persona të prekur nga Covid-19.

Viktimat janë një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Shkodra.

Për sa u përket pacientëve të shtruar në dy spitalet në kryeqytet, 189 persona po marrin mjekimin aty, nga të cilët 16 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *