Vendosni fjalën kyçe....

Noka nga jashtë Kuvendit: Rama antiamerikani më i madh në histori, skandal me McGonigal më i madhi


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Noka, i cili ndodhet jashtë Kuvendit bashkë me mbështetësit e opozitës, tha se kryeministri Rama ka frikë nga e vërteta e prandaj shmanget e fshihet.

Numri dy i PD-së e quajti Ramën antiamerikanin më të madh në histori duke e akuzuar atë se korruptoi ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal për të asgjësuar opozitën.

“Edi Rama ka frikë nga e vërteta, urdhëron bllokimin e opozitës Kuvendin. Edi Rama është kapur në flagrancë duke minuar demokracinë e pluralizmin në Shqipëri. Ne kërkojmë të përcjellim zërin tuaj. Edi Rama është i kapur peng, është i kapur në flagrancë. Po kërkojmë të drejtën për të folur. Një e drejtë që është fituar në dhjetorin e vitit 1990. Ne po kërkojmë të përcjellim zërin tuaj këtu dhe ky zë po ndalohet. Ku është thelbi i këtij poshtërimi që Edi Rama po i bën parlamentarizmit. Ai u kap në një veprim kundër partnerit tonë strategjik, skandali Rama-McGonigal, është skandali më i madh, gjesti më antiamerikan që mund të kishte realizuar një qeveri që pas prishjes së marrëdhënieve me SHBA nga Enver Hoxha. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është antiamerikani më i madh që ka njohur historia.” – tha Noka.