Vendosni fjalën kyçe....

Aksidente rrugore në Shkodër e Peqin, humbin jetën dy persona


Dy aksidente me vdekje kanë ndodhur në Peqin e Shkodër mesditën e sotme. Nga aksidenti në Peqin ka humbur jetën një 77-vjeçar i identifikuar si Xhelal Toli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si kryqëzimi i Gjoçajve. Aksidenti tjetër ka ndodhur në Shkodër në rrugën që lidh qytetin veriperëndimor me Hanin e Hotit.

Mësohet se makina ka goditur një çift bashkëshortësh nga të cilët ka humbur jetën gruaja, kurse bashkëshorti është dërguar në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *