Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja: Vizita e Palmer rutinë, do kërkojë kompromis dhe jo ndryshim sistemi


Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se ndërkombëtarët që vijnë në Tiranë kërkojnë kompromis dhe jo ndryshim sistemi. Në këtë kuadër edhe vizita e ndihmëssekretarit amerikan, Palmer, është një vizitë rutinë sipas Lubonjës.

Ai e bëri deklaratën në rubrikën “Opinion” në News24, ku shtoi se protesta e opozitë duhet të rriten e të intensifikohen.

Palmer nuk vjen për Shqipërinë për të zgjidhur krizën shqiptare. Është një vizitë rutinë apo me një program por jo për të zgjidhur krizën. Ai ka marrë informacion se çfarë po ndodh këtu dhe do kërkojë zgjidhje klasike, thirrje dy palëve, kthehuni në parlament, shihni para jo pas. Vizitën e Palmer e shoh si rutinë. Ndërkombëtarët duan më shumë kompromise mes palëve sesa ndryshim sistemi. Palmer nuk është nisur nga Amerika për të zgjidhur krizën në Shqipëri. Ai sa di unë bën disa vizita në vendet e rajonit. Palmer do të bëjë thirrje për mirëkuptim, për dialog. Mirëpo kjo nuk e zgjidh situatën. Ndërkombëtarët duan çadër për të mbuluar krizën dhe jo ndryshim sistemi.”, tha Lubonja.

Ai shtoi se nga vendi kërkojnë të largohen pjesa më e madhe e shqiptarëve ndërsa tha se ndryshimi i sistemit duhet të vijë nga vetë shqiptarët.

“Ky sistem, e kam thënë bazohet në vjedhje. Rama dhe Veliaj vjedhin, bashkëpunojnë me krimin. Krimi pastron paratë dhe shqiptarët ikin. Ka biznesmen në politikë. Ka pasur një ligj që i ndalonte biznesmenët në politikë, por këta s’duan t’ia dinë, kanë sjellë dhe më shumë. Rama dhe Veliaj ngjajnë si komunistët dikur. Bëj propagandë dhe nga ana tjetër bashkëpuno me krimin. Ky sistem duhet thyer nga vetë shqiptarët e ndershëm.” – shtoi Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *