Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogia amerikane për mbështetësit e Trump-it: Shpresoj t’i zërë Covidi dhe të vdesin para zgjedhjeve


Një profesoreshë në SHBA është pezulluar nga puna, për shkak se ajo ka deklaruar gjarë një ore mësimi në internet, se shpresonte që mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump t’i zinte koronavirusi dhe të gjithë të vdisnin para zgjedhjeve.

Universiteti Marshall në Huntington, deklaroi se ishte në dijeni të një ‘deklarate haptazi politike’ të bërë nga profesoresha Jennifer Mosher gjatë një seance mësimore në klasë.

Pamjet e komenteve të Mosher-it u shpërndanë në mediat sociale të mërkurën pasi një student kishte filmuar gjithçka.

Në klip, Mosher shprehu zhgënjim për njerëzit që morën pjesë në tubimet e presidentit Trump dhe që nuk mbanin maska për fytyrën.

“Unë jam bërë tipi i personit që shpresoj që të gjithë ta marrin virusin dhe të vdesin. Më vjen keq, por kjo është aq zhgënjyese sa nuk di çfarë të bëj tjetër”, thotë Mosher.
Ajo shton: “Nuk mund të debatoni me ta, nuk mund të flisni mirë me ta. I thashë dikujt dje ‘Shpresoj që të gjithë të vdesin para zgjedhjeve’. Kjo është shpresa e vetme që kam tani për të shpëtuar.”

Profesoresha në fund shton se ajo nuk duhej të fliste për politikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *