Vendosni fjalën kyçe....

140 emigrantët e shpëtuar në Mesdhe, Salvini: Nuk zbarkojnë në Itali, t’i marrë BE-ja


Ministri i Brendshëm i Italisë, Salvini, ka thënë se nuk do t’i lejojë 140 emigrantët që shpëtuan nga mbytja dhe që janë në bordin e një anijeje taliane derisa Bashkimi Evropian të pranojë t’i marrë ata, raporton ‘AP’.

Shumë nga ata që ishin në bordin e anijes së rojes bregdetare të premten, ishin ndihmuar mbrëmjen e kaluar nga një anije peshkimi nga Siçilia.

Asnjë port për zbarkimin e tyre nuk do të caktohet derisa vendet e tjera evropiane të dalin vullnetarë për t’i marrë ato, citon ‘ANSA’, Salvinin.

Ministri kërkon që vendet e tjera të BE-së ndajnë kostot dhe logjistikën e kujdesit për migrantët, të cilët shpesh shpëtohen në det nga anijet e nisura nga trafikantët e qenieve njerëzore me bazë në Libi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *