Vendosni fjalën kyçe....

Parku kombëtar në Tajlandë u kthen në shtëpi plehrat turistëve (FOTO)


Nëse hidhni mbeturina në këtë park kombëtar në Tajlandë, mbeturinat tuaja mund të kthehen përsëri për t’ju përndjekur.

BBC shkruan se mbeturinat do të dërgohen në shtëpinë tuaj si një kujtesë që kur të dilni herë tjetër në natyrë, më mirë të pastroheni gjërat që lini pas.

Ministri i mjedisit në Tajlandë tha se autoritetet në Parkun Kombëtar të njohur të “Khao Yai” pranë Bangkokut do të fillojnë t’ua kthejnë mbeturinat vizitorëve ndotës.

Madje emrat e shkelësve të ligjit do të regjistrohen në polici. Vizitorët në park duhet të regjistrohen duke lënë dhe adresat e tyre, duke e bërë më të lehtë punën për rojet për t’i gjurmuar ata nëse i hedhin mbeturinat në park.

Ministri i mjedisit Varawut Silpa-archa postoi në llogarinë e tij në Facebook fotografi të mbeturinave të mbledhura në kuti kartoni.

“Plehrat tuaja – ne do t’i kthejmë përsëri tek ju”, paralajmëron ministri në postim.

Ai kujton se hedhja e mbeturinave në një park kombëtar është një vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burg dhe gjobë të majme.

Së bashku me shishet plastike të zbrazëta e kanaçet, kutia përmban dhe një shënim: “Ju i keni harruar këto gjëra në Parkun Kombëtar Khao Yai”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *