Vendosni fjalën kyçe....

Britanikët i tremben një vale të dytë të Covid-19, nisin zbrazjen e supermarketeve


Teksa autoritetet paralajmërojnë një valë të dytë të pandemisë Covid-19, britanikët kanë nisur të zbrazin raftet e supermarketeve.

Siç tregohet nga fotografitë e shpëndara në rrjetet sociale, raftet e dyqaneve në Londër e qytete të tjera kanë nisur të zbrazen.

Qeveria ka kthyer disa kufizime lidhur me pandeminë ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Hancock, tha se londinezëve mund t’u kërkohet të punojnë nga shtëpia javën në vijim.

Tani për tani Britania ka ndëshkime deri në 10 mijë stërlina për personat që janë me koronavirus dhe nuk vetëizolohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *